“Kap ç’a t’kapësh…”, revoltohet Artan Hoxha: Kjo është prova e vërtetë (FOTO)

Gazetari Artan Hoxha ka bërë një reagim përpara ndeshjes miqësore Shqipëri-Kosovë.

Hoxha ka shprehur indinjatën ndaj trajnerit Reja sepse ky i fundit ka vendosur të luajë këtë ndeshje me skuadrën eksperimentale. “Mbase duan të shkaktojne nje tjeter 0-3 si në Zvicer para dy vitesh, dhe pastaj Sulltani Duka do dale të justifikohet se nuk ka rendesi rezultati, por “vllazeria” dhe “kap ç’a t’kapesh” në bastore…”, shton Hoxha.

Postimi i Hoxhës

Kam qene në Prishtine në të dyja ndeshjet, qe kombetarja kuqezi ka luajtur me formacionin titullar ndaj Kosoves,

me 6 shtator 2002 kur fitonim 0-1 me autogol të Arsim Abazit, dhe

13 nentor 2015 kur barazonim 2-2…

Në të dyja rastet kombetarja e Shqiperise, u prit si skuader heronjsh, por në fushe pati rivalitet të vertete, jo thjesht nje ndeshje furbolli. Madje qartazi deshire per ta sfiduar skuadren kuqezi dhe per ta mundur.

Në fund të fundit ska asgje per tu cuditur, kush luan futboll, deshiron të fitoje.

Nuk ka vllazeri në fushen e lojes, vllazeria eshte në shkallet e stadiumit ku rrine tifozet.

Sot Kosova ka deshmuar dhe njehere, qe e respekton maksimalisht Shqiperine dhe ka vendosur në fushe skuadren me te mire, qe ka në dispozicion.

Ndersa Shqiperia ka vendosur të luaje me skuadren eksperimentale, edhe pse e di mire, sa rendesi ka per imazhin e saj dhe tifozet kuqezi kjo ndeshje.

Nuk e di cfare kerkon të beje Reja me kete formacion, kur ka dy ndeshje shume të rendesishme perpara dhe i duhet ti fitoje. Prova e vertete per dy ndeshjet me Kazakistanin dhe Bjellorusine eshte pikerisht ndeshja me Kosoven.

Por trajneri ka vendosur te eksperimentoje, pikerisht me Kosoven dhe sidomos në mbrojtje kur dihet cfare cilesie ka Kosova në sulm.

Mbase duan të shkaktojne nje tjeter 0-3 si në Zvicer para dy vitesh, dhe pastaj Sulltani Duka do dale të justifikohet se nuk ka rendesi rezultati, por “vllazeria” dhe “kap ç’a t’kapesh” në bastore…

Kam qene në Prishtine në të dyja ndeshjet, qe kombetarja kuqezi ka luajtur me formacionin titullar ndaj Kosoves,
me 6…

Posted by Artan Hoxha on Wednesday, 11 November 2020