Kaosi në Kapshticë, vjen reagimi nga Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë, zbulon vendimin e prerë

Ndërkohë që në pikën kufitare të Kapshticës janë krijuar radhë qytetarësh si pasojë e mbylljes së sporteleve, përmes një njoftimi shpërndarë mediave, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton mbi regjimin e lëvizjes nga Shqipëria drejt shtetit grek për periudhën 1 – 15 shtator 2020, në kuadër të masave kundër Covid-19.

Njoftimi i plotë:

“– Për 14 ditë të tjera, nga data 1-15 shtator 2020, mbetet në fuqi kufizimi i hyrjes për shtetasit shqiptarë për arsye turizmi;

– Mbetet në fuqi kufizimi i lidhjeve detare dhe ajrore me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Keshtu, fluturimet drejt/ nga këto vende bëhen vetëm nga aeroporti “Eleftherios Venizelos”;

– Mbetet në fuqi kufizimi i numrit të personave që hyjnë në dite nga PKK të Kakavijës (750 vetë) dhe Kapshtices (300 vetë);

– Mbetet në fuqi deri më 19.09.2020 aplikimi i kontrolleve paraprake përmes testit negativ PCR 72 orë para mbërritjes në vend, për personat që mbërrijnë në aeroport dhe nga pikat tokesore nga Shqipëria.

Për më shumë info, njoftimi i autoriteteve greke: https://bit.ly/3hAluA6.”, thuhet në njoftim.