Kaos tek Infektivi, i riu i dërgon babait ushqime, pas 3 ditësh i thonë që ka ndërruar jetë

Një situatë kaotike po ndodh tek Infektivi aty ku janë shtruar të infektuarit me COVID-19. Një i ri, është njoftuar në mënyrë jo zyrtare se i ati ka ndërruar jetë disa ditë më parë, ndërkohë që ai vijonte t’i dërgonte ushqime.

“Unë kam babain tim prej tre ditësh atje dhe tani më erdhi lajmi nga jashtë që ai ka humbur jetë, unë sot i dërgoj ushqime. A hanë të vekurit ushqime?!”, është shprehur djali. Spitali infektiv, thotë ai se nuk i jep informacione dhe në celular prej disa ditësh nuk ka folur me të atin.

“Ka njeri të më japë një përgjigje se çfarë është bërë se nuk më japin përgjigje as tek infektivi dhe as në morg”, tha ai. Më pas, i drejtohet efektivit të policisë për informacion, i cili pasi komunikon me përfaqësuesit e morgut, njofton se nuk ka kufomë me identitetin e të atit të tij.