“Kam harruar t’ju tregoj”, prezantuesja e njohur shqiptare ndan lajmin e ëmbël

Prezantuesja Xhesi Muçaj është në pritje të ëmbël dhe lajmin e ka dhënë vetë ajo me një postim në Instagram ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur teksa pozon krah partnerit të saj, Oen Nallbani. Xhesi zbulon se do të bëhet nënë e një djali pasi shkruan: “Nxorra çunat e mi për xhiro sot”.

Në një tjetër postim prezantuesja zbulon se është 6-muajshe shtatzënë. “Kam harruar t’ju tregoj jam 6-muajshe shtatzënë”, shkruan Xhesi. Së fundmi Xhesin e pamë në “Love Story”, ku intervistonte vajzat konkurrente në prapaskenë.

Xhesi ka prezantuar emisionin “Mes yjesh” në RTV Ora, emisionin “Dy botë” dhe gjithashtu ka marrë pjesë në videoklipin e këngës “DMP” nga Capital T dhe Ledri.