“Kafe apo çaj?”, Rama përjashton 2 majin si datë për zgjedhjet

Ditën e sotme ka përfunduar takimi mes Ramës dhe Metës, për sa u përket diskutimeve mbi datën”>datën e zgjedhjeve elektorale.

“Ne jemi gati për çdo datë” ka thënë Edi Rama por ka kërkuar evitimin e datës 2 Maj pasi janë Pashkët Ortodokse.

Ndërkohë Meta ka transmetuar takimin me Ramën live në Facebook ku në fund e ka ftuar nëse dëshironte të pinte kafe apo çaj.

“Ju thërrita për të zhvilluar konsultimet për datën”>datën e zgjedhjeve brenda afatit që krijon kushtetuta me qëllim që të kemi një proces sa më gjithëpërfshirës dhe për të respektuar çdo ndjeshmëri. Në këtë drejtim do të isha i interesuar të dëgjoja dhe opinion tuaj si përfaqësues të PS dhe mazhorancës”, tha Meta.