“Ka qenë femra që kam dashur më shumë në jetë”, Donaldi zbulon se i ka dedikuar edhe një këngë Bora Zemanit (VIDEO)

Aktori Donald Veshaj ka folur me Fifin dhe Kledin për romancën që ai ka pasur me moderatoren Bora Zemanin.

Ai tregoi se ajo ka qenë femra që ka dashur më shumë në jetë dhe se e ndarja ka ardhur si pasojë e karaktereve të njëjtë mes tyre.

Gjatë rrëfimit të tij, ai tregoi se si përfundimi i marrëdhënies së tyre ka ardhur me shumë debate.

Për gjithë situatën e përjetuar ai u shpreh se ka shkruar dhe një këngë që sapo është publikuar.

“Këngën që sapo është publikuar ja kam dedikuar asaj. Uroj ta dëgjoni edhe ju shumë shpejt”,- tha Donaldi.