“Ka një rënie drastike të numrit të të shtruarve”, gazetari jep lajmet e mira për dy spitalet COVID në Tiranë

Lajme të mira vijnë nga dy spitalet COVID në Tiranë. Gazetari Erjon Skëndaj bëri të ditur se ka një situatë më të qetë me shtrimet dhe rastet e koronavirusit. Në spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 135 persona aktualisht.

“Janë 10 pacientë në terapi intensive, 4 në intubim. Kemi një rënie drastike të numrit të të shtruarve që prej 13 korrikut kur u rikthye në spital COVID. Situata në spital konsiderohet më e stabilizuar dhe kjo ka ndikuar dhe në shërbim. Kemi një gjendje më të përmirësuar në spitalin e Sanatoriumit ku shërbejnë 15 mjekë primarë por edhe mjekë specializantë dhe dhjetëra infermierë”, raportoi Skëndaj.

Sipas tij, dhe në spitalin Infektiv raportohen më pak shtrime se një javë më parë. Në 24 orët e fundit ka pasur 11 referime urgjencash, një shifër më e ulët se ditët paraardhëse.