“Ka nisur thirrjet për mbajtjen e maskës”, Alfred Cako tregon se çfarë po e tmerron Metën

Konspiracionisti Alfred Cako ka komentuar deklaratën e përjavshme për mediat, ku presidenti Ilir Meta u shfaq me maskë dhe bëri thirrje për ndërgjegjësim qytetar, duke shtuar se ai ka reflektuar.

Këtë deklaratë, Cako e perceptoi si një “frikë” që lidhet me arrestimet e eksponentëve kryesor politikë në Kosovë, por edhe ndaj disa personave që rrinë në errësirë dhe konspiracionisti i quan “Hadestët”.

“Meta ka dy arsye pse e drodhi, sepse doli ambasadorja amerikane pas fitores së Biden dhe tha mbani maska, sepse edhe ajo priste kush do të fitonte po të fitonte Trump-i nuk do e bënte atë deklaratë. Pas arrestimit të Thaçit në Kosovë dhe pjesës tjetër, këtyre i ka hyrë tmerri dhe askush nuk ia mban të ngatërrohet jo ata të hadesit që rrinë në errësirë, kjo është arsyeja”, tha Cako.