Ka ndryshuar aq shumë sa nuk njihet, e gjeni dot personazhin e famshëm televiziv nga kjo foto? (FOTO)

Ajo është një ndër gazetaret më të shquara të ekranit e cila e ka nisur karrierën në media që në Adoleshencë dhe e adhuron punën e saj aq shumë saqë çdo ditë i duket si një fillim i ri.

Bëhet fjalë për Sonila Meçon e cila është gjithashtu mjaft aktive dhe në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka publikuar një foto në Instagram të daljes së parë televizive dhe duhet theksuar se ka ndryshuar aq shumë.

Nga dalja e saj e parë e deri tani ka kaluar më shumë se 1 dekadë ama bukuria e saj mbetet. Ja si dukej ajo në daljen e saj të parë televizive në vitin 2001./Source.al