Ka marrëveshje të fshehtë me Ramëm? Lulzim Basha “qetëson” demokratët, zbulon vendimin e tij të prerë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pyetur se përse nuk kandidoi përballë Edi Ramës në Durrës, por zgjodhi Tiranës. Ai tha për Tv Klan se nuk ka pse të shkojë ai përballë Ramës, po duhet të vijë ai përballë tij në Tiranë. “Unë zgjedh të kandidoj në qarkun ku jam votuar për herë të parë deputet. Kjo është zgjedhja ime. Nëse Edi Rama do të më sfidojë në qarkun ku ka humbur është i mirë se pritur këtu dhe kudo tjetër”,- tha Basha.

Më tej ai përjashtoi çdo mundësi që të bashkëpunojë me Ramën pas zgjedhjeve të 25 prillit. “Absolutisht përjashtoj çfarëdolloj mundësie bashkëpunimi me Ramën pas zgjedhjeve”,– tha Basha.