“Ka dërguar prapa hekurave 22 persona me rrezikshmëri të lartë”, Sandër Lleshaj nxjerr videon

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj shprehet se, Njësia K, e njohur edhe si FAST Albania u bë brenda një kohe të shkurtër nga krijimi, pjesë e rrjetit europian të njësive homologe dhe rezultatet e saj shihen përditë tek arr estimet dhe ekstradimet e personave, që i janë shmangur drejtësisë.

Sipas tij “Drejtësia mund të vonojë, por ajo nuk mungon kurrë”.

“Njësia K, e njohur edhe si FAST Albania, është njësi e rëndësishme dhe një risi në strukturën e Policisë së Shtetit. Ajo ka mision të rendë pas shumë personave, që i janë shmangur drejtësisë në harkun e 3 dekadave të fundit.

Njësia u bë brenda një kohe të shkurtër nga krijimi, pjesë e rrjetit europian të njësive homologe dhe rezultatet e saj shihen përditë tek arr estimet dhe ekstradimet e personave, që i janë shmangur drejtësisë.

FAST Albania në pak kohë ka dërguar prapa hekurave 22 persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, mes tyre shtetas të huaj dhe shqiptarë të dënuar.

Njësia “K” ka përmbushur detyrat në operacione vëzhgimi si dhe verifikimi, kërkuar nga njësitë homologe të vendeve të BE-së.

Veç trupës operacionale, Njësia “K” ka edhe një trupë inteligjente që mbledh e përpunon informacionet për personat në kërkim apo që tentojnë t’i fshihen drejtësisë.

Deri tani janë shkëmbyer rreth 250 informacione me rrjetin ENFAST, me vendet e rajonit dhe me shtete si Gjermania, Belgjika, Britania, Holanda, Austria, Norvegji e deri me vende të Amerikës Latine.

Drejtësia mund të vonojë, por ajo nuk mungon kurrë”, shkruan Sandër Lleshaj.

Video: