“Ju thoni do bëni ndonjë punë apo jeni duke ngrënë te Nusreti?”, Rama komenton darkën e ministrave në restorantin e shtrenjtë

Kryeministri Edi Rama ka komentuar darkën ku një pjesë e ministrave dhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë zhvilluan në Dubani në restorantin e Nusretit, video e cila shkaktoi debate në opinionin publik.

Nga shtëpia muze e Kadaresë në Gjirokastër, sipas Ramës shprehet se kjo është një ngjarje e natyrshme dhe nuk ka përse të kritikohet.

“Nuk kam pasur mundësinë t’ju vizitoj, zëri më ka ardhur shumë shpesh që ju jeni një sipërmarrje ekselence në sektorin e bujqësisë. Unë kam një respekt të veçantë te ata që investojnë te e ardhmja. Respekti lidhet për kurajon dhe largpamësinë dhe për respektin për ndihmën e madhe, se nuk është qëllimi juaj që ti tregoni të tjerëve se çfarë mund të bëhet. Është e njëjta bisedë si me plot elementë të munguar në çdo sektorë. Duhet ti kthehem asaj, nëse doni të gjykoni me objektivitet atë që kemi bërë dhe duhet të prisni prej nesh referohuni pamjes së një kantieri të rindërtimit. Nuk është një lagje ku njerëzit mund të banojnë. Është një lagje në ndërtim. Është dyfishuar toka që punohet në vend për shkak të sistemi të ujit. Nuk do të thotë se puna ka mbaruar. Juve jeni këtu, me të drejtë thoni keni naj plan të sillni ujin apo jeni duke ngrënë te Nusreti. Se kështu është për fat të keq shembulli, nga një anë janë njerëzit që punojnë, nga ana tjetër janë ata që vetëm flasin e ngatërrojnë, duke u kapur ku të munden. Dhe një ngjarje që është krejt e natyrshme ku në një kontekst të caktuar ku disa personazhe publike shfaqet në një restorant të shtrentë e të tjerët thonë se ata e kanë mendjen të hanë në restorante të shtrenjta. Në fakt jo. Nuk jemi njerëz të rënë nga qielli, plot gjëra mund ti bënim më mirë nëse ktheheshim pas pro e vërteta është se nuk e diskutoj dot krahasimin se çfarë ishte dhe çfarë është sot. E tregojnë eksportet, dhe shumë shembuj të tjerë që nuk janë shembuj që kemi krijuar ne, mbase ne jemi pengesë që ju të bëni më shumë se kjo që thatë për kanalet ju impakton. Kjo tregon se kantieri është në punë. Sepse janë të gjitha gjërat që lidhen, ne nuk do e ndalojmë punë për kanalizimiet.”, u shpreh kryeministri Rama.