“Ju lutem na ndihmoni, nuk po marrim dot frymë”, janë akoma nën rrënoja

Ka shkuar në 12 numri i viktimave nga tërmeti tragjik me magnitudë 6.7 që goditi qytetin e Izmirit në Turqi, ndërsa ende shumë persona janë në kërkim.

Ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë kërkimet për trupa nën rrënoja, ndërsa mediat turke kanë postuar foto dhe video nga momentet tragjike.

Po ashtu është publikuar edhe mesazhi i dërguar nga një person që mendohet të jetë nën rrënoja, ndërsa kërkon ndihmë.
“Ju lutem na ndihmoni, nuk po marrim dot frymë”, ka shkruar ai, ndërsa personi tjetër i kërkon adresën, në mënyrë që t’i shkojë në ndihmë.

Foto: