“Ju lutem, mos shani nga nënat”, aktori Mehdi Malkaj shpërthen në lot në mes të emisionit dhe tregon historinë e tij të trishtë

Prej disa ditësh në rrjete sociale po qarkullon një video e aktorit Mehdi Malkaj i cili lutet publikisht që askush të mos shaj nga nënat, pasi ato janë shenjtore dhe dhuratë nga Zoti. Pikërisht për të folur në lidhje me këtë deklaratë të tij prekëse, Malkaj ishte sot i ftuar në emisionin ‘ABC e Mëngjesit’.

Malkaj ka treguar se nëna e tij ka ndërruar jetë kur ai ishte 5-vjeç dhe ka lënë pas katër djem të vegjël. Në një moment, aktori është përlotur dhe ka dhënë mesazhin që duhet t’i duam nënat, pasi janë e vetmja gjë që duron. “Njeriut kur i mungon nëna, në rastin tim nëna ka vd ekur kur kam qenë 5 vjeç dhe la 4 djem, i vogli në djep, kur dëgjoj shaj nënën, kështu ndodh.

Periudha në të cilën jetojmë 30 vitet e fundit, nënën e kanë shklyer. Kjo tregon se ne si popull jemi katandisur shumë mirë dhe gjëja më e lehtë është se nëna mban, thuaj një fjalë dhe ajo mban. Kjo është rrugaçëri e madhe. Kjo fillon nga familja, shkolla dhe shoqëria. Është shthurur familja patriarkale që ka qenë dhe të gjithë shajnë se ndryshe nuk të pranojnë pjesë të shoqërisë”, tha Malkaj.