Jozefina Topalli zbulon raportet me Sali Berishën, ja si shprehet për të

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka folur mbrëmjen e djeshme për marrëdhëniet e saj me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Topalli tha se me Berishën ka pasur një bashkëpunim shumë të mirë, por tregoi se që nga momenti kur Basha e largoi nga PD, komunikimet i kanë pasur më të rralla.

“Kam patur bashkëpunim shumë të mirë. Kemi bërë punë shumë të rëndësishme, ne kemi bërë detyrën.

Gjërat pas 2017 kanë ndryshuar se unë nuk kam qenë në Parlament. Fillimisht kam ndjerë keqardhje, pastaj kam menduar se është më mirë që nuk kam qenë më në atë Parlament”, u shpreh ajo në Rtsh 2.