“Jozefina Topalli të bëjë çtë dojë”, Berisha flet për marrëdhëniet që ka me të

Sali Berisha ka folur për partinë e re të Jozefina Topallit “Lëvizja për Ndryshim”, duke thënë se ky është një ushtrim i të drejtës themelore për këdo. Ai theksoi se do qëndrote me PD-në deri në fund.

“PD dhe opozita do të fitojë zgjedhjet bindshëm, bindshëm. Sa i përket vendimit të zonjës Topalli, dhe kujtdo tjetër, është ushtrim i së drejtës themelore. Unë përshëndes partinë demokratike, por njoh dhe respektoj të drejtën e çdo shqiptari për zgjedhje”, tha Berisha.

Pjesë nga intervista në emisionin “Kjo Javë” në News 24.

Akuzat e Topallit ndaj Bashës, a keni një koment?

Topalli dhe cilido është i tillë të bëjë të gjitha grupimet dhe klasifikimet, por Basha po udhëheq opozitën drejt fitores, për dërgimin e Ramës drejt qelisë.

E keni uruar Topallin për partinë e re?

Nuk kam komunikuar për këtë nismë të re, sepse nuk kam asnjë lidhje me projektin e saj politik, komunikoj për gjëra të tjera. Unë nuk prish marrëdhëniet me asnjë, marrëdhëniet e mia me të janë ngrirë në 2013, aty ku janë lënë. Ata e dinë se edhe një po mbeti, i dyti do jem unë në PD.

Janë disa figura të vjetra të PD që kanë marrë nisma të reja, sa është koha për një bashkim të PD dhe sa dëmtohet PD nga këto?

Koha për të bashkuar mbi bazë programi është gjithnjë opsion real, por se çfarë do të ndodhë, unë jam tërësisht i çliruar nga çdo lloj funksioni në PD.