Jozefina Topalli si kurrë më parë bën rrëfimin, zbulon gabimin e qeverisë Berisha në mandatin e dytë

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, dikur numri 2 i Partisë Demokratike ka komentuar qeverinë e drejtuar nga Sali Berisha. Ajo tha se nuk distancohej nga PD për të gjitha arritjet që vendi ka pasur gjatë kohës që ishin në qeveri, megjithatë tregoi edhe gabimet e Sali Berishës.

“Në shëndetësi, qeveria ishte e detyruar për t’ia dhënë aleatëve, dhe të mbajnë përgjegjësinë për atë që bënë. Ne i jepnim një shumë të madhe buxheti, por është tjetër gjë sa punë bënë atë.

Ka pasur korrupsion më shumë në mandatin e dytë të qeverisjes. Nuk jam dakord as me mënyrën si jemi marrë me pronat, por jam shumë krenare që u futëm në NATO. Jam shumë krenare për shumë reforma të tjera që u morrën në të mirë të interesit publik,” tha Topalli.