Jozefina Topalli prezantoi partinë e re, Majlinda Bregu bën atë që nuk pritej

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka komentuar lëvizjen e re politike të Jozefina Topallit, duke theksuar se qytetarëve po iu ofrohen alternativa të reja për të zgjedhur.

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal ndonëse u shpreh skeptike se çfarë do të ndodhë me fushatat politike deri në 25 prill, ajo theksoi se askush nuk ka tapi për partitë politike në Shqipëri.

“Unë nuk jam shkëputur asnjëherë nga të ndjekurit me interes të zhvillimeve politike në Shqipëri dhe për shkak të detyrës të njëjtën gjë bëj për të gjitha vendet e rajonit. Nuk e di se si do të jetë dhe cfarë do të ndodhë me fushatën deri në datën 25 prill, por jam e bindur që askush nuk ka tapi për partitë politike në Shqipëri dhe nuk besoj se ka ndonjë të keqe demokracia e brishtë ose e dërrmuar në Shqipëri, në rast se qytetarët kanë alternativa të reja për të zgjedhur”, tha Bregu.