Jozefina Topalli nxjerr ‘blof’ Lulzim Bashën, i publikon videon e bujshme

Kryetarja e “Lëvizjes për Ndryshim”, Jozefina Topalli ka nxjerrë një video të kryedemokratit Lulzim Bash në vitin 2017, ku deklaronte se nuk do të bënte asnjë pazar me LSI. Topalli krahas videos ka shkruar “pa koment’ duke lënë të kuptohet se video flet më shumë sesa fjalë.

Në video kryetari i PD-së Lulzim Basha i garanton demokratët se nuk do të bëjë pazar me partinë e Metës dhe të Kryemadhit, të cilën e ka aleate në opozitë, si dhe kërkonte nga qytetarët që të mos e votonin LSI sepse do të ngeleshin në republikën e vjetër.

“Për të mos lënë demokratët në dyshim, që unë si kryetar i partisë mund të bëj ndonjë pazar me LSI. Se nëse ky dyshim ekziston atëherë çdo demokrat s’ka pse mos të joshet nga shitblerja e votës se hë se do jenë bashkë serish në pushtet.

Dhe unë i them çdo demokrati se nuk do qeverisim me LSI, mos bëni gabimin fatal se përndryshe do mbeteni si bafqar në auret e republikës së vjetër”, shprehet Basha në videon e publikuar.

Video: