Jozefina Topalli në zi, njofton humbjen e njeriut më të shtrenjtë

Një lajm i trishtë ka ardhur sot nga Jozefina Topalli. Deputetja e njohur ka njoftuar se ka humbur nënën e saj për shkak të Covid-19. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ajo tregoi se familja e saj po përjeton ditët më të vështira.

“Te dashtun miq e dashamires, Gjoni, Jozefina e Ilda lajmerojne me dhimbje humbjen e nenes se dashtun. Ngushellimi me i mire per ne do te jete nje lutje per shpirtin e Saj. Per shkak te situates, ceremonia e varrimit do te jete krejtsisht private. Falenderojme te gjithe dhe ndjejme afersine tuaj ne kete moment dhimbje per familjen tone”,- shkruan Jozefina Topalli./Source.al