Jozefina Topalli lëshon akuzat e forta ndaj Lulzim Bashës: Kur ne bënim opozitë ai

Jozefina Topalli ka hedhur akuza të forta ndaj kryedemokratit Lulzim Basha për kohën kur PD bënte opozitë në parlament. Topalli shkruan se kur PD shqetësohej për Reformën në Arsim apo në Drejtësi, Lulzim Basha mendonte vetëm të shtonte vilat dhe të darkonte me oligarkët, ndërsa kunati i tij shtonte bizneset dhe të ardhurat e tyre.

Ajo nuk i ka kursyer akuzat edhe ndaj kryeministrit Rama apo presidentit Meta, ndërsa kërkon që qytetarët të votojnë partinë e saj për të larguar nga skena politike 3 shkaktarët kryesorë sipas saj për gjendjen në të cilën ndodhet vendi.

Postimi i plotë:

Krijimi i vendeve te punes dhe lufta kunder korrupsionit jane sfidat kryesore per te nxjerre vendin nga kriza.

Keto dy objektiva emergjente per vendin behen te mundur nga udheheqes te pa korruptuar.

Ka vetem nje rruge per te nisur rrugen e shpreses per ndryshim- largimi i politikaneve te korruptuar.

Eshte kohe per te rrezuar me vote ata qe per interesa pushteti apo me keq per interesa te ngushta familjare ose kane menaxhuar keq pasurite e vendit ose kane komprometuar misionin e opozites.

Si ne rastin e pare ashtu dhe ne rastin e dyte, demi qe i eshte shkaktuar vendit eshte shume i rende.

Qeverisja aktuale jo vetem ka deshtuar ne mbajtjen e premtimeve por ka polarizuar shoqerine duke krijuar nje hendek te rrezikshem mes nje grupi te vogel qe zoterojne shume pasuri dhe shumices qe nuk ia dalin per te kaluar muajin.

Mungesa e sigurise per jeten e punen ka krijuar nje ndjesi te forte stresi e deshperimi, nderkohe qe eshte e pakuptimte te flasesh per meritokraci sepse cdo gje funksionon me lidhje partie e pushteti.

Ky realitet nuk ka lidhje as me shtetin ligjor, as me drejtesine sociale.

Nese ndjek jeten politike te fqinjeve tone ( psh ne Itali) ata ne kohe krizash dijne te dalin nga politika e stauquose.

Ndryshe nga ne ata nuk shohin zgjidhje vetem mes dy paleve.

Edhe ne Shqiperi ka ardhur koha per ndryshim.

Nuk eshte zgjidhje as Edi Rama as pala tjeter me Lulzim Bashen e Ilir Meten.

Pas 3 dekadash nuk mund te riciklosh te njejtet emra qe kane pasur cdo pozicion qeveritar ne jeten e tyre dhe kane deshtuar per te bere nje Shqiperi me te mire.

Nje mendje racionale kerkon te largoje nga skena politike 3 emrat e korruptuar te paleve.

Ata kishin mundesi te benin ndryshimin dhe deshtuan.

Tani nuk ka me kohe per te humbur.

Politika nuk mund te reduktohet ne 3 emrat e kryetareve te partive.

Ata qe jane te pakenaqur nga Edi Rama nga Ilir Meta dhe nga Lulzim Basha kane mundesi te votojne kundra tyre ne nje vote te gjere proteste.

Ata kane mundesi te votojne Levizjen per Ndryshim qe eshte kunda Edi Rames , kundra Ilir Metes dhe kundra Lulzim Bashes.

Dhe nje gje te vogel ne fund..

Propoganda e lulzim Bashes perpiqet te hedh balte mbi kete Levizje ku jane perfshire te rinj e te reja te shkelqyer , burra e gra intelektual te nderuar duke shpifur se ne sulmojme me shume Lb se ER.

Kjo eshte genjeshtra me e pabesueshme qe mund te kaloje neper mend.

Te numerosh sot deshtimin e Qeverise eshte gjeja me e pergjithshme, qe cdo qytetar e ben kudo ku eshte.

Sepse realiteti flet me shume se cdo fjale e vonuar qe dikush mund te thote.

Nderkohe qe une kam qene e pakenaqur nga Lb sepse ai nuk bente opoziten e duhur kundra Rames, qe ne 2013 kur bashke me kolege benin betejat e dekriminalizimit ne parlament;

Kur benim betejen per reformen e

Arsimit ne Parlament; kur kerkonim nje reforme reale ne drejtesi ; kur kerkonim beteje per reformen electorale dhe ai nuk vinte ujin ne zjarr; kur luftonim kundra trafikur te droges dhe trafikanteve te rrezikshem; kur ngriheshim kundra korrupsionit te pa limit.

Kur ne benim keto beteja Lb merrej me katin shtese ne pallatin e tij;

Kur ne kerkonim nje opozite te forte ai darkonte me oligarket; kur ne kerkonim ndryshim ai shtonte vilat e tij; kur ne shqetesoheshim per krizen e bizneseve , per taxat e pa drejta dhe per gjobat e banditeve kunati shumefishonte numrin e bizneseve dhe te ardhurat prej tyre.

Kjo eshte e verteta. Nderkohe qe betejen kundra Rames e keni te rregjistruar ne cdo seance plenare me ze e me figure.

Dhe nderkohe qe ne besonim ne misionin e shenjte te opozitarizmit , ER dhe Lb merreshin aq mire veshte me njeri tjetrin per pazare personale.

Keta jane fakte. Dhe ne keta kushte rendesi ka e verteta.

Nese dikend e nervozon e verteta ky nuk eshte problemi yne . Ky eshte problemi i atyre qe jetojne genjeshtrat e tyre.

Ndaj ne jemi kundra 3 kryetareve te korruptuar, qe kane marre peng vendin dhe mendojne sa kane ne dore jeten e frymen e njerezve te thjeshte.

Ne duam te zevendesojme politiken cinike te 3 kryetareve te korruptuar me politiken e shpreses!

E verteta eshte liria ime.

Ka qene perhere, dhe ate nuk mund t’a shtremberoje as Edi dhe as Lulzim Basha.