Jozefina Topalli do të rikthehet në PD? Astrit Patozi flet hapur, tregon prapaskenat

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka komentuar propozimin e emrit të ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, nga demokratët e Shkodrës.

Patozi tha se nuk e sheh bindjen e Topallit të afërt me atë të partisë që drejton sot Lulzim Basha. Ai theksoi se nëse PD do të ishte hapur me të vërtetë rikthimin e Topallit do ta kërkonte gjysma e partisë.

“Unë me zonjën Topalli jam shumë i afërt me bindjen, nuk shoh asnjë gjë të afërt të PD-së me zonjën Topalli. Se çfarë bëjnë ata brenda vetes, e hapin apo e mbyllin portën është gjë tjetër.

Nëse PD do hapet realisht, Jozefina Topallin duhet ta propozojë gjysma e partisë. Fakti që e propozon njëri atje në Shkodër, duket sikur është urdhër nga Tirana”, theksoi Patozi.