Jozefina Topalli bën deklaratën e papritur, kundër të gjithëve: “Shqiptarët kanë mundësi të votojnë kundra Edi Ramës, kundra Lulzim Bashës, kundra Monika Kryemadhit, kundra Ilir Metës”

Jozefina Topalli e ka nisur ditën me disa deklarata bombë duke thënë se në Shqipëri ka një pakënaqësi të madhe poltike nga të gjitha palët.

Ajo nëpërmjet një deklarate tha se skandalet e korrupsionit nuk kanë kufinj por shqiptarët kanë në dorë votën. Ajo theksoi se ata duhet të bëjën zgjedhjen e duhur me anë të votës më 25 prill por duke mos votuar këta që janë në krye të shtetit si nga qeveria ashtu dhe nga opozita dhe LSI-ja.

“Te dalesh me oferte ose Edi Ramen ose Lulzim Bashen me Monika Kryemadhin dhe Ilir Meten bashke eshte gjeja me e pamerituar per shqiptaret pas 3 dekadash , (ku emrat e mesiperm kane patur cdo pozicion qeveritar).

Nje vend qe ka 40 % varferine ekstreme dhe ka udheheqes politik njerez qe menaxhojne PPP dhe Vila luksoze edhe ne vitin elektoral eshte nje rast guiness.

Ne cdo vend te botes problemi eshte qeveria.

Ne rastin tone perseri bejme perjashtim.

Tek ne pervec qeverise dhe skandaleve e korrupsionit pa kufi te saj , eshte problem vete drejtuesi e opozites.

Njeriu qe shkaterroi opoziten dhe e pergjysmoi ne numra ne mandatin e pare; qe i dhuroi qeverise te gjitha mandatet e deputeteve opozitar; qe i fali te gjitha keshillat bashkiak e bashke me ta te gjitha bashkite ne mandatin e dyte; ai, qe per 8 vite nuk rreshti duke thene se nuk ka zgjedhje me Edi Ramen e qe tani po hyn si pa te keq ne zgjedhje pikerisht me ER, eshte rasti politik me i çuditshem ne bote.

Por problemi e cudite nuk ndalen ketu..

Sa me shume rritet pakenaqesia ndaj ER aq me shume bie edhe Lulzim Basha.

Ne kete kontekst politik deshperues, shqiptaret kane mundesi te votojne kundra Edi Rames, kundra Lulzim Bashes, kundra Monika Kryemadhit dhe Ilir Metes.

Ata kane mundesi te votojne per Levizjen per Ndryshim qe eshte kundra 3 kryetareve te korruptuar.

Ata kane mundesi te zevendesojne politiken cinike me politiken e shpreses.

Vota e tyre do ishte vote proteste, vote inteligjente dhe vote shprese”, shkruan Jozefina Topalli.