Joe Biden i propozoi 5 herë për martesë, Zonja e Parë tregon arsyen përse e refuzonte

Joe Biden do të jetë presidenti i 46-të SHBA-së, ndërsa bashkëshortja e tij Jill Biden do të jetë Zonja e Parë e vendit. Por kush është Jill Biden?

Jill Biden është gruaja e dytë e Joe Biden, pasi bashkëshortja e tij e parë ndërroi jetë në një aksident automobilistik bashkë me vajzën në vitin 1972. Pas 3 viteve të ndarjes nga jeta të gruas së parë, Joe u takua me Jill, e cila tashmë është 69 vjeç.

Ajo ka punuar si mësuese e gjuhës angleze. Jill ka lindur në qershor të vitit 1957 në Neë Jersey, ka dy dipoma master dhe një doktoraturë nga Universiteti i Delaëare në 2007. Ajo ka lindur në qershor 1951 në shtetin amerikan të Neë Jersey. Ajo ka edhe 4 motra të tjera dhe është më e madhja ndër ta.

Më përpara ajo ka qenë e martuar me ish-futbollistin e kolegjit, Bill Stevenson. Më pas trevite pas aksidentit të bashkëshortes së Biden, Jill u njoh me të nëpërmjet vëllait të tij. Siç shkruajnë mediat ndërkombëtare, Joe e ka propozuar për martesë 5 herë përpara se Jill të pranonte. Ajo gjithashtu ka treguar se pse nuk mund ta pranonte menjëherë një propozim të tillë.

“Nuk mund të bëja që fëmijët e Joe të humbnin një nënë tjetër. Kështu që unë duhej të isha 100% e sigurt”,- ka thënë Jill. Jill dhe Joe janë martuar në vitin 1977 dhe në 1981 sollën në jetë vajzën e tyre Ashley.