“Jo mo jo, hajde ik! Hajde mirupafshim!”, kryeministri Rama përballet me të papriturën

Kryeministri Edi Rama është takuar me të rinjtë e Gjirokastrës, ku ndodhet sot për takimin e radhës elektoral.

Te Qafa e Pazarit Rama është përballur me një situatë të papritur.

Te Qafa e Pazarit një këngëtare nis t’i këndojë kreut të qeverisë këngën e mirëseardhjes ndërsa Rama ia pret duke i thënë: “Jo, mo jo. Hajde ik. Mirupafshim.”

Këngëtarja Juli Cenko dhe grupi Ergjeria që i ka kushtuar këngën Ramës, ndërsa një nga frazat dëgjohet; “Mirë se erdhe Edi Rama”.

Ndërkohë që Rama ia pret hovin këngëtares; duke thënë; “Jo mo jo, hajde ik! Hajde mirupafshim!”, dhe kthehet nga rruga.