Jeni prekur nga COVID-19? Edmond Panariti bën publike 4 këshillat e rëndësishme që duhet t’i dimë të gjithë për ta përballuar më lehtë virusin: Mos qëndro i shtrirë në shpinë

Ish-deputeti i LSI, Edmond Panariti, përmes një postimi në rrjetet sociale ka renditur katër këshilla që sipas tij duhen zbatuar nëse një person i infektuar me koronavirus ka probleme më frymëmarrjen.

Panariti shkruan se sugjerimet i jep Instituti Kombëtar i Shëndetit në Britaninë e Madhe. “National Institute of Health (Instituti Kombëtar i Shëndetit) i Britanisë sugjeron:

Në rast të shfaqjes së vështirësisë në frymëmarrje nga infeksioni Covid në shtëpi, në pritje të ndihmës mjekësore e cila mund të vonojë duhet vepruar si më poshtë.

1. Mos u alarmo dhe mos bjer në panik! Paniku vështirëson dhe përkeqëson shenjat.

2. Mos qëndro i shtrirë në shpinë, ktheu anash.

3. Nëse mundesh qëndro ulur dhe pak i përkulur para.

4. Merr frymë me hundë dhe mbaj buzët të mbledhura sikur po i fryn qiriut”, shkruan Panariti.