“Jeni karvan i partive të mëdha”, Frrok Çupi ia thotë troç në mes të emisionit krahut të djathë të Rudina Hajdarit

Një debat i fortë u zhvillua mbrëmjen e djeshme mes gazetarit Frrok Çupi dhe themeluesit të Nisma Thurje, Pano Soko. Çupi u shpreh se partitë e vogla nuk janë tjetër veçse karvan o partive të mëdha.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Frrok Çupi: Ju prapë jeni karvan i partive të mëdha. Jeni vagon atë atyre. Ato i tërheqin gjithë kohës. Shpallin lista të hapura, ju lista të hapura. Po të isha unë që drejtoja një lëvizje, në kohën kur të gjithë flisnin pë rlista të hapura, unë do shkoja tek militantët e mi dhe do ju thoja nëse duan ti bëjnë të hapura t’i bëjnë, unë nuk kam punë me listat. Unë kam punë me ju. Çfarë do bëjmë bashkë. Sepse listat, janë për ty. Teknicialitetet e demokracisë mbahen për vete.

Pano Soko: Nuk jam dakord, nuk është teknikalitet, ajo është kryesorja.