“Je Skënderbe”, Spiropali sqaron publikisht deklaratën e bujshme që bëri për Edi Ramën

Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali ka shpjeguar deklaratën e bujshme ku e ka quajtur Edi Ramën si ‘Skënderbe’. Në një intervistë televizive Spiropali është shprehur se të gjithë do ti japin të drejtë një ditë për atë që ka thënë për Ramën. ‘E keni bërë Skëndërbe.

Sa më shumë e sulmoni, i bini ju, aq më shumë vota merr Edi Rama. Do ta kuptoni ju, duke kaluar edhe nja 5 mandate të reja dhe këtu do të jemi. Do të kemi një Shqipëri europiane, një shtet europian dhe atëherë do të thoni se paska pasur të drejtë Elisa Spiropali’, tha Spiropali.