“Je i bindur që PS do marrë mandatin e tretë që vajte tani?”, përgjigjet Kadia: Ju tregoj se çfarë më tha Edi Rama

Zv. ministri i ri i Financave, Besart Kadia tha se qeverisja Rama ka nevojë për kontribut pas krizës së pandemisë. “Je i bindur që Rama do kapi mandatin e tretë që vajte tani?”, e ka pyetur Çani Besart Kadinë.

“Kjo është një dilemë që unë e kam patur, e kalova në këtë formë; prej vitesh kontribuoj në debatin publik në forma të ndryshme, të gjitha këto nuk i kam parë të përkthyera gjëkundi përpos fjalëve. Në këtë kuptim, qeverisja Rama ka nevojë për kontribut pas krizës së pandemisë dhe unë kontribuoj për shtetin shqiptar.

Rama më tha këtë: ‘në rast se nuk e pranon, të kuptoj shumë mirë se pse nuk e pranon’. Jam i hapur për mënyrën e bashkëpunimit për çështjet ekonomike… Mendoj se një pikë e mirë e imja është komunikimi në anglisht që do shërbejë në çështjen e integrimit europian”, u shpreh Kadia për Zonë e Lirë.