“Janë prioriteti ynë”, Rama prezanton projektin shumë të rëndësishëm: Do t’i hapë dyert në pranverë

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur sot përmes një postimi në rrjetet sociale se po ndërtohet materniteti i ri në Lezhë.

Rama shprehet se maternitetet e reja janë një prej prioriteteve të qeverisë së tij. Ai shton se maternitetet do të jetësohen hap pas hapi, me punë të pandaluar, përpjekje dhe durim.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

MATERNITETET E REJA janë një prej prioriteteve tona, që po jetësohen hap pas hapi, me punë të pandalur, përpjekje e durim, për t’i ndryshuar faqen shërbimit të nënave të reja që ishte një turp i madh për dekada, e që sot po transformohet në një shërbim shembullor, ku bashkë me ardhjen e fëmijës në jetë vjen në maternitet edhe Çeku i Bebes për çdo lindje, nga 40 mijë lek të reja për fëmijën e parë, 80 mijë për të dytin e deri 120 mijë për të tretin e më tej

Materniteti i ri i Lezhës, që do të hapë dyert në pranverë është një zotim i mbajtur, pasi u premtua për dekada të tëra.