“Jam shoku i Sokol Olldashit”, demokrati paralajmëron Bashën

Selia blu është mbushur me demokratë dhe mbështetës të PD-së në prag të protestës të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër vizitës së Vuçiç në Shqipëri.

Demokratët thonë se kanë mbërritur në protestë për të larguar Bashën dhe Ramën.

“Sa për Bashën njihem personalisht, për fajin tonë ai erdhi dhe mori vendin për nder të Sali Bersihës sepse nuk e meritonte. Unë kam qenë shok dhe kam bërë fushatë për Olldashin dhe për Sali Berishën. Lulzim Basha jo vetëm që do ikë , por ta kuptojë mos e zëmë me dorë. Revolucioni këtë ka të merr përpara s’ka ca të bëjë në zyrë ai. Ai është një çilimi që mban vulën me dhunë. Ai do të dalë nga zyra bashkë me atë sekretarin me tanga që e mban me vete”, thotë një demokrat për Fax News.