“Jam nga Skrapari”, ja çfarë fshihet pas frazës që Ilir Meta e përdor shpesh

Juristi Romeo Kara ka reaguar lidhur me frazën e përdorur shpesh nga Presidenti Ilir Meta. “Jam nga Skrapari”, kështu është shprehur shpesh Meta, si për të treguar vendosmërinë e tij dhe për të ngjallur ‘frikë’ te kundërshtarët. “Ulerin gjyhnaqari: “jam nga Skrapari”, dhe i jep kurajo vetes në dite te qametit. Mendon gjyhnaqari se po tha, “jam nga Skrapari”, kundershtaret do t’a marrin më seriozisht, kembet do t’u dridhen dhe shpejt do ulin koken dhe do pranojne pazarin e radhës”, shkruan juristi Kara duke shtuar se Meta e ka të pamundur të blejë të kaluarën e tij.

Postimi i juristit Kara

Ulerin gjyhnaqari: “jam nga Skrapari”, dhe i jep kurajo vetes në dite te qametit. Mendon gjyhnaqari se po tha, “jam nga Skrapari”, kundershtaret do t’a marrin më seriozisht, kembet do t’u dridhen dhe shpejt do ulin koken dhe do pranojne pazarin e radhes. Nga Skrapari jane dhe djemte e mi, por nuk jane as hajdute dhe as ushtare të gjyhnaqarit. Ai mund të jete pjese e Skraparit, por Skrapari nuk eshte gjyhnaqari dhe as fillon e as mbaron tek ai.

Gjyhnaqari eshte krenar Skraparin, por a eshte Skrapari krenar për gjyhnaqarin. Perpara se të jete skrapalli, gjyhnaqari eshte ajo cka eshte vepra e tij keto 30 vite. Edhe pse president, ai eshte tashme nje gjyhnaqar, i cili e ka të pamundur të bleje të kaluaren e tij.