Ja sa ka paguar qeveria për të siguruar vaksina anti-COVID

Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Milva Ekonomi ka deklaruar mbrëmjen e sotme se qeveria ka siguruar 1.400.000 vaksina për qytetarët për qytetarët.

“Shëndetësia në këtë vitin 2021 është sektori që ka përfituar rritjen më të madhe. U rrit me 23.3% krahasuar me vitin e kaluar., shtresat janë bërë në një sasi fondesh prej 16.6 miliardë lekë, përveç 1.2 miliardë lekë që jepen sishtesë në fondin e sigurimit t ë detyrueshëm shëndetësor ka dhe disa shtesa të tjera për pagat e mjekëve dhe infermierëve që çon në rritjen e tyre me 40%.

E dyta shërbimet në infrastrukturë shëndetësore. Pagesa shkon në 2.4 miliardë lekë. Pagesa për medikamentet e në tërësi, që shkon në 6 miliardë lekë. E treta për tu theksuar ëshë pagesa për të përfituar nga instrumenti COVAX duke qenë pjesë e një netëorku që quhet Gavi që Shqipëria të mund të aksesojë më shoejt vaksinën kur ajo të jetë e gatshme.

Një pjesë u pagua këtë vit, një pjesë pagohet në 2021. Ne sigurojmë 1 milion e 400 mijë vaksina për qytetarët shqiptarë, pastaj hapa pas hapi mund të rritet numri i vaksinave sipas nevojës që kemi”, tha ajo në Repolitix.