Ja kush janë politikanët që fshihen pas Lulzim Bashës! Kryeministri Rama flet me emra

Kryeministri Edi Rama ka vijuar debatin në distancë me kryedemokratin Lulzim Basha lidhur me raportin e Dick Marty, që inkr iminon UÇK.

Rama shprehet se Basha ka qenë përkthyes i shqiptarëve të marr në pyetje për këtë çështje, ndërsa e cilëson atë kujdestar i dosjes së Shtëpisë së Verdhë.

Reagimi i plotë

Lulëzim! Sa më shumë i shmangesh sqarimit për lidhjen tende me shpifesirën e Dick Marty dhe rrekesh të fshihesh pas pllakave së gramafonit të prishur, aq më shumë pohon se je kujdestari i dosjes së Shtëpisë së Verdhë dhe përkthyesi i maskuar i shqiptarëve tê marrë në pyetje!

Fakti që nuk ke gjunj të përballesh as me pyetjen, pse e votoi PD-LSI raportin e Dick Marty kur ne e votuam kundër(?), tregon se ti as ke qenë, as je, as bëhesh dot lideri i opozitës, po mbetesh kukulla e Saliut, Ilirit dhe Monikës!