Ja kush është pacienti që u hodh nga kati i katërt i ‘Shefqet Ndroqit’, vjehrri i deputetit socialist

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Një pacient 65-vjeçar i infektuar me Koronavirus u hodh nga kati i katërt, duke humbur kështu jetën.

“ABC News” ka bërë me dije se pacienti, Hasan Miri, ishte vjehrri i deputetit socialist, Gjetan Gjetani. 65-vjeçari është hedhur në gjendje të rënduar psikologjike. Ai ishte shtruar para dy ditësh në spital.