Ja kur vjen në Shqipëri vaksina kundër koronavirusit

Mjekët Arben Pilaca dhe Arben Gjata kanë folur për vaksinën dhe kur pritet ajo që të të vijë në vendin tonë.

Pjesë nga intervista në Ora News

Pilaca: Nëse në janar nis shpërndarja e vaksinës në SHBA, në Gjermani në Shqipëri unë e pres nga marsi 2021. Nëse vjen në mars është lajm i mirë.

Gjata: Kompania Pfizer ka thënë se do të prodhojë deri në fund të 2021 1.3 miliardë vaksina, popullsia e botës është 11 miliardë, unë shpresoj që të ketë edhe vaksina të tjera. Shqipëria ka bërë diçka të zgjuar, ka parapaguar për vaksinën. Pra, ne e kemi të sigurte vaksinën që në fazën e parë, të paktën për grupet e riskut, mjekët, mësuesit dhe të moshuarit.