Ja kur pritet ulja e temperaturave

Drejtoria për Punë Hidrometerologjike (DPHM) edhe një herë paralajmëron se sot temperatura do të arrijë deri 41 gradë. Do të ketë mot me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla lokale deri në mesatare. Indeksi UV do të jetë 9.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e lehtë veriore. Temperatura minimale do të ulet deri 20 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 39 gradë.

Të shtunën do të ketë rritje të vranësirave dhe zhvillim të paqëndrueshmërisë lokale me shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe paraqitje të bubullimave.

Moti sërish nga e diela do të jetë i qëndrueshëm. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e përforcuar veriore, ndërsa temperaturat ditore do të ulen për 5 deri 6 gradë.