“Ja ku e keni!”, Braçe kap ‘mat’ Kryemadhin (VIDEO)

Zv.kryeministri Erion Braçe ka publikuar pamjet nga kryetarja e LSI Monika Kryemadhi e cila ka zhvilluar homazhe te varrezat e Dëshmorëve.

Ajo që vë re Braçe është se edhe këtë herë Kryemadhi ka shkelur masat anti-COVID, duke mbledhur grumbull partinë e saj dhe asnjë prej tyre nuk ka vënë maskë, me në krye vetë kryetaren.

Postimi i Erion Braçes

KURRE TE LIGJSHEM!

Dhe pastaj ankohen per;

Tamponet-vonesen apo cmimin ne privat te tij,

Analizat-cmimin e tyre, Ilacet-cmimin e tyre,

Skanerin-cmimin e tij, Spitalin, Morgun dhe

vendin e denje ne morg!

#NUKUINFEKTONQEVERIA POR #PAPERGJEGJSHMERIA!

Ja ku e keni!