Ja deri në cilën datë do qëndrojë e mbyllur dogana e kapshticës

Mbyllja e pikës kufitare në Kapshticë ka krijuara kaos dhe radhë të gjata. Autoritetet greke kanë bërë me dije se pika kufitare do të qëndrojë e mbyllur deri më datën 4 dhjetor 2020. Ky vendim vjen pas përkeqësimit të situatës së krijuar nga pandemia në vendin fqinj. Gjatë periudhës që Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë do të jetë e bllokuar, nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve, veturave, autobusëve apo kamionave, si në hyrje dhe në dalje të Greqisë.

Ndërkohë, kamionistët ankohen se nuk ishin lajmëruar se ata nuk do të lejoheshin të kalonin. Ata tregojnë se më parë janë lejuar të punojnë gjithmonë në çdo kohë. Por, Policia Kufitare e Kapshticës”>Kapshticës, iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që gjatë këtij harku kohor, të shmangin udhëtimin në drejtim të kësaj pike kalimi. Përgjatë aksit rrugor Korçë-Kapshticë, do të ketë forca policie të cilat do të mbikqyrin situatën dhe nuk do të lejojnë kalimin e mjeteve, në drejtim të Kapshticës”>Kapshticës.

“Autoritetet e Policisë Greke, në bazë të një njoftimi zyrtar që i kanë dërguar Policisë Kufitare Kapshticë, sqarojnë se në zbatim të vendimit të qeverisë greke për marrjen e masave, mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, prej datës 20.11.2020, ora 06:00 e mëngjesit, deri në datën 04.12.2020, Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, do të jetë e bllokuar dhe nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve dhe e mjeteve (vetura, autobusa dhe kamiona) si në hyrje dhe në dalje të Greqisë. Policia Kufitare e Kapshticës”>Kapshticës, iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që gjatë këtij harku kohor, të shmangin udhëtimin në drejtim të kësaj pike kalimi. Përgjatë aksit rrugor Korçë-Kapshticë, do të ketë forca policie të cilat do të mbikqyrin situatën dhe nuk do të lejojnë kalimin e mjeteve, në drejtim të Kapshticës”>Kapshticës”, njofton Policia Kufitare.