Ja çfarë vendosi gjykata e apelit për sekuestrimin e pasurisë së Ylli Ndroqit

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për sekuestrimin e pasurive të biznesmentit Ylli Ndroqi, pasi dyshohet se ka vënë pasurinë me para të dyshimta.

Avokati i tij u shpreh se do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Lartë, ndërkohë që theksoi se për Ndroqin nuk ka pasur asnjë dënim për ndonjë vepër penale të kryer në Turqi.

“Do të shkojmë në Gjyaktë të Lartë. Nuk ka ndonjë dënim për ndonjë vepër penale. Nuk ka pasur asnjë element që ta implikojë. Nuk është dënuar për asnjë vepër në Turqi.”- tha avokati.