Iu bashkua sërish PD, Besnik Mustafaj zbardh arsyen e këtij vendimi: Nuk jam rikthyer për poste, por…

Ditën e sotme u bë e ditur se ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj është rikthyer në Partinë Demokratike, pjesë e së cilës ka qenë prej shumë vitesh.

Pas këtij rikthimi të bujshëm, Mustafaj ka bërë të qartë për News24 se ky vendim për t’u kthyer në forcën politike ku ka milituar dhe ka dhënë kontribut të madh, nuk lidhet aspak për të marrë një post.

Sipas tij, rikthimi në PD ka të bëjë për të dhënë kontributin e tij për të ndihmuar në procesin e zgjedhjes së kandidatëve për deputetë. Besnik Mustafaj nënvizon rëndësinë e një procesi përzgjedhjeje sa më të drejtë, për të cilin do të japë kontributin e tij.