Italia rrezikon të mbetet pa qeveri, kaos në shtetin fqinj, çfarë po ndodh?!

Duket se gjendja e vështirë nga virusi në Itali po con në rrezik dështimi qeverinë. Numri i të infektuarve është në rritje dhe ai të punësuarve në ulje. Kriza ekonomike por rrezikon shtetin dhe ai që ka bërë një reagim të menjëhershëm ka qenë Ish-kryeministri Mateo Renzi.

Në kulmin e pandemisë ai ka sugjeruar që qeveria Conte të marrë menjëherë një hua nga fondi i shptimit të Eurozonës, duke paralajmëruar fundosjen e ekzekutivit nëse ai do të refuzojë. Renzi gjjithashtu ka kërcënuar duke thënë se këto 2 muaj mund të tërheqë dy ministrat e partisë së tij të vogël “Italia Viva”, nga kabineti qeveritar duke cuar në kaos total politik.

Deri tani, “Lëvizja e 5-së yjeve” është kundër idesë së kredisë dhe Conte e ka mbështetur totalisht. Ndërkaq pritet vendimi i Conte nëse do të tërheqë apo jo dy ministrat. Fondi i shpëtimit i njohur si mekanizmi i stabilitetit europian, ofron 36 miliardë euro kredi të buta për të ndihmuar shtetet anëtare të rimëkëmbin ekonominë