‘Ishte shkëndijë e brendshme!’, profesoresha Luljeta Bozo bën rrëfimin e rrallë për jetën e saj

Luljeta Bozo, profesoresha e cila u shfaq shpesh në media gjatë kohës kur në Shqipëri ra tërmeti fatal i 26 nëntorit të 2019-ës pasuar me lëkundje të njëpasnjëshme, ka rrëfyer historinë e saj të dashurisë me Todi Bozon, i cili humbi jetën para 3 vitesh.

Profesoresha e Inxhinierisë e dashur për publikun shqiptar ka shkruar edhe një libër plot me kujtime nga njohja me bashkëshortin e saj, libri titullohet: ‘Një jetë me ty, të pandarë’

E pyetur nga Rudina Magjistari se si ka qenë njohja e saj me Todin dhe nëse e mban mend ditën kur janë parë për herë të parë.

‘Si nuk e mbaj mend, e mbaj mend që ç’ke me atë. Ka qenë një njohje komplet e rastësishme dhe në vitin 1963 në Mars në një darkë familjare tek miqtë tanë, atje e kam parë për herë të parë Todin dhe pastaj ishte një shkëndijë e brendshme, nuk mund ta shpjegoj sesi është që lindi që në atë moment dhe pastaj u rrit, u rrit, u forcua derisa ne pas 6 muajsh që ishim njohur u martuam dhe vazhduam gjithë jetën tonë të duhemi, të kujdesemi, të japim dhe të marrim për njëri-tjetrin. Unë në përgjithësi nuk besoj në fat se them që fatin e bën vetë njeri me punën e tij, por në punën e martesës besoj shumë në fat dhe ndoshta ka qenë fati, nuk di ç’të them. Ka qenë një njohje e rastësishme dhe pas kësaj njohje filloi dashuria e cila u forcua dhe nuk rreshti kurrë së dhëni atë energjinë dhe lëngun magjik që e mban të gjallë një lidhje kaq të gjatë.’-rrëfeu Bozo.