Ishte një nga emrat e njohur që u përjashtua nga lista e PD, reagon Salianji

Komisioni i Vlerësimit të Kandidaturave për deputetë të Partisë Demokratike ka skuaflikuar nga disa emra të njohur partisë kryesore opozitare.

Mes emrave bien në sy prezenca e anëtares së Kryesisë së PD-së, Izmira Ulqinaku, por dhe figura të tjera si Ervin Salianji dhe Tritan Shehu.

Në reagimin e tij Salianji shkruan se misioni i tij është që demokratët të jenë fitues.

Ervin Salianji shkruan:

“Beteja e gjatë opozitare më ka shërbyer të kuptoj se cili person dua të jem në politikë.

Unë nuk kam përfituar dhe as jam konsumuar në pushtet.
Kam sakrifikuar e investuar fort në betejën opozitare .

Falë kësaj beteje mbështetja masive e demokratëve nuk më ka munguar në asnjë hap të rrugëtimit politik.

Në zgjedhjet e fundit me mirënjohje pohoj se isha më i vleresuari nga anëtarësia e Partisë Demokratike.

Po aq me mirënjohje përmend rezultatin më të mirë që ka marrë PD në zgjedhjet e fundit parlamentare në qarkun ku garova falë mbeshtetjes tuaj dhe të qytetar
Për këtë dhe vetëmbesimi dhe forca mbështetet tek ju, si vlerësuesit më të rëndësish?m e legjitim.
Për këtë misioni im është një dhe i vetëm, demokratët të jenë fitues.
#ditëmëtëmira”.