Ishte i shtruar prej disa ditësh tek Infektivi, Covid-19 i merr jetën shkrimtarit të njohur

Shkrimtari i njohur Dhimo Tarusha ka ndërruar jetë pak orë më parë.

Mësohet se Tarusha ishte i shtruar prej disa ditësh pasi ishte i infektuar me Covid 19.

Miqtë dhe të afërm të tij kanë shprehur dhimbjen në rrjetet sociale për humbjen e shkrimtarit.

“Te nderuar miq e shoke! Me hidherim te thelle ju njoftojme se u nda nga jeta shkrimtari i nderuar vlleh, Dhimo Tarusha. Lindur e rritur ne nje familje me tradita te lashta patriotike, Dhimoja do te behej i njohur per lexuesin elbasanas e me gjere me 20 librat e tij te botuara. Jeta e tij ka kaluar neper shume peripeci, por asnjehere nuk e kane thyer karakterin e tij burreror. I thjeshte, i urte, i dashur e i respektuar do te mbahet mend per ne krijuesit elbasanas e me gjere. Do te na mungoje Dhimoja yne vetem fizikisht. I shprehim ngushellimet tona te sinqerta familjes e te afermeve te Dhimo Tarushes. I paharruar qofte kujtimi i tij!”, shkruajnë miqtë e tij.

Foto: