“Ishte fëmija më i shëmtuar”, nëna befason Rudina Magjistarin me deklaratën për gazetarin e famshëm shqiptar

Gazetari i njohur Klinton Zeqiraj ishte i ftuar në emisionin “Rudina”, së bashku me të ëmën, Shegushe Zeqiraj. Dyshja janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe nuk i kursejnë as postimet në rrjete sociale.

Zonja Shegushe rrëfeu një sekret nga koha kur Klintoni sapo kishte lindur. Ajo tha se i biri nuk ishte një fëmijë i bukur, ishte kokëmadh dhe i rrudhur, aq sa ajo kishte frikë dhe ta lante.

“Tani do i thuash një sekret Rudinës që kur kam lindur unë më ke thënë që kam qenë fëmija më i shëmtuar i maternitetit”, i tha Klintoni së ëmës.

“Po, 9 muaj që isha shtatzënë nuk haja bukë fare, vetëm shalqir dhe djathë dhe më thoshte mami, moj bijë do e lindësh djalin shumë të rrudhur dhe ashtu lindit. Më fal Klinton, ishte kokmadh, i rrudhur dhe unë kisha frikë ta laja, qaja dhe më pas erdhi mami nja 10 ditë në Sarandë dhe ajo ma lante. Nuk e laja dot, ishte shumë i rrudhur dhe thoja nuk e di do bëhet ky apo s’do bëhet, por ja që u bë”, iu përgjigj ajo.