“Ishte budallallëk”, Aulona Musta flet për sherrin e bujshëm me Arbana Osmanin (VIDEO)

Moderatorja Aulona Musta ka reaguar në lidhje me lajmet që qarkulluan në disa media se në kohën e karantinës pati thumbime mes saj dhe Arbana Osmanit.

Mirëpo Aulona i ka mohuar këto lajme, duke u shprehur se nuk janë të vërteta.

“Po unë s’jam zënë me Arbana Osmanin! Vërtet? Jo unë nuk jam zënë. Ai ishte një budalllallik, dhe të betohem realisht, betohem sepse unë kur bëj diçka e them pa problem. Arbana ishte personi fundit qe më shkonte në mendje. Unë nuk e kisha parë fare që kishte qenë ne plazh, ajo postoi një foto në Durrës dhe qe mund të ketë qenë foto e para një viti. Kështu që është trillim. Më Arbanën nuk kam pasur asnjëherë marrëdhënie të afërt, sepse nuk na ka lidh gjë. Përshëndetemi korridoreve të tv. Është një nga prezantueset më të mira, për mos të thënë më e mira”- u shpreh ajo.