Ishin të mbledhur kokë më kokë dhe pa maska, mjeku i njohur nxjerr blof Manastirliun dhe e sfidon publikisht

Mjeku Renato Osmenaj ka bërë një tjetër reagim të fortë në rrjetet sociale ndaj ministres Manastirliu dhe Komitetit Teeknik. Mjeku ka publikuar një foto të Komitetit Teknik ku pretendon se nuk kanë mbajtur distancë dhe nuk kanë vënë maskë. “Jeni veshur shumë trashë për ta besuar se kjo foto është shkrehur më parë!”, shkruan Osmenaj, teksa liston argumentat pro reagimit të tij.

Postimi i mjekut

Rubrika”Sqarojmë komitetin”

Jeni veshur shumë trashë për ta besuar se kjo foto është shkrehur më parë!

1-Nëse do i qëndrojmë periudhës mars-prill disa prej jush kanë qenë të sëmurë nga covid, nën mjekim apo karantinim!

2-mbledhjet në atë kohë kryheshin në skype

të drejtuara nga kryetari që ishte “baba”

3- mars-prill komiteti ka pasur tjetër konfigurim.

4- maj qershor korrik gusht shtator, nuk mbanit dot bluze leshi.

5- për të gjithë dështimet duhet ta drejtonit gishtin drejt qeverisë, dhe jo nga opozita!

6- ju ftoj të gjithëve në debat televiziv kur,dhe ku të doni!