Ish-kryetarja e LSI-së bën paralajmërimin e bujshëm, zbulon se ka informacione që do të fundosin numrin 2 të Partisë Socialiste

Ish-kryetarja e Bashkisë së Prrenjasit, Miranda Rira paralajmëron se do të bëjë publike të dhënat e makinës me të cilën Balla shkon në Maqedoni. Ajo zbuloi pak më shumë rreth kësaj akuze.

“Me atë makinë bën tregti të tjera, do ti bëj publike në kohën e duhur. Do merrem unë me Taulantin çdo ditë për ti çjerrë maskën këtij banditi. Ai ka një luftë personale dhe përfitoj ti them nga këtu ti them se e ka të humbur. Ka dhe një merak Taulanti se unë vij nga PS në LSI. Do të përballem me të në prokurori, në gjykatë dhe çdo vend që e vërteta të dalë dhe ai të mos guxojë të hedhë baltë mbi mua por të shikojë veten e vet që është i zhytur kokë e këmbë në kr im”, tha ajo për Ora News.