Ish-kryeministri shqiptar: Kam më shumë se një vit që nuk flas me Edi Ramën

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur sërish për marrëdhënien jo të mirë me kryeministrin Rama. Ai u shpreh se ka më se 1 vit që nuk ka komunikim me kreun e qeverisë.

“Kemi një kohë të gjatë, më shumë se sa një vit që nuk komunikoj me Ramën. Do të respektoj të gjitha institucionet e Shqipërisë, natyrshëm që u dëshiroj bashkëkombësve të mia shqiptare që të ecin përpara në reformat e veta edhe në zgjedhjet”, tha Haradinaj për Ora News.